Procesi i imunizimit, Kosova pret 77 mijë doza vaksinë para majit

Kosova

Procesi i imunizimit, Kosova pret 77 mijë doza vaksinë para majit

Më: 5 prill 2021 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Kosova do të furnizohet edhe me rreth 77 mijë vaksina kundër Covid para muajit maj në sajë të programit Covax.

Vendi e nisi procesin e vaksinimit të hënën, me 24 mijë dozat e para të marra nga kompania AstraZeneca.

Përparësi iu dha personelit shëndetësor dhe atyre mbi 80 vjeç. Nëse gjërat shkojnë sipas planit të qeverisë, deri në fund të vitit pritet të vaksinohen 70 për qind e popullatës.

Këto të dhëna i konfirmoi shefja e imunizimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Edita Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat