Pas masave të reja, Qendra e Studentëve vjen me një njoftim të rëndësishëm

Kosova

Pas masave të reja, Qendra e Studentëve vjen me një njoftim të rëndësishëm

Më: 5 prill 2021 Në ora: 18:30
Qendra e Studentëve

Qendra e Studentëve në Prishtinë njofton studentët banues se të gjitha aktivitetetet në konvikte dhe mensën e studentëve janë pezulluar.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Njofim

Njoftohen të gjithë studentët banues të konvikteve dhe studentët të cilët ushqehen në mensën e studentëve se në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të dates, 05.04.2021 për marrjen e masave të reja anticovid pika 18 e këtij vendimi obligohemi të pezullojmë të gjitha aktivitetetet në konvikte dhe mensën e studentëve duke filluar nga data, 06 prill 2021 deri më datën, 18 prill 2021.
Për çdo vendim tjetër ju njoftojmë me kohë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat