Ngjarja tragjike në Gradicë të Drenasit: I vdekur ka mbetur një 15-vjeçar

Kosova

Ngjarja tragjike në Gradicë të Drenasit: I vdekur ka mbetur një 15-vjeçar

Më: 5 prill 2021 Në ora: 22:39
Foto ilustruese

(E plotësuar 00:21) - Rreth orës 20:30 të kësaj së hëne një fshatin Gradicë të Drenasit ka ndodhur një tragjedi, ku i vdekur ka mbetur një 15-vjeçar.

Media mëson se i vrarë në vendin e ngjarjes, në pyllin e fshatit, ka mbetur i riu dhe është plagosur babai i tij nga një fqinj i tyre.

Motivet tragjedisë mbesin ende të paqarta, derisa policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për rast ku është përdorur arma e zjarrit.

Ndërsa nga policia e kanë konfirmuar rastin, derisa ka dhënë detaje.

“Vritet një person në Gradicë të Drenasit, një tjetër mbetet i plagosur Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar. Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj). Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje“, ka thënë Flora Ahmeti.

Një i vrarë e një i plagosur në Drenas

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në fshatin Gradicë të Drenasit.

Siç njofton Policia e Kosovës, vrasja dhe plagosja me armë zjarri ka ndodhur në një pyll të këtij fshati, të hënën mbrëma.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje”, ka njoftuar Policia.

Sipas Policisë, personat e dyshimtë janë identifikuar dhe njësitet policore janë në kërkim të tyre.

Raporti i plotë nga Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti:

Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit.

Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar.

Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj).

Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas, ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.

***

Në këto momente ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Sonte në fshatin Gradicë të Drenasit ka ndodhur një vrasje.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjell deri tek vrasja.

Media do ju mbaj të informuar në lidhje me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat