Imeraj: Manastiri i Deçanit është ambasadë e Serbisë dhe Rusisë në Kosovë

Kosova

Imeraj: Manastiri i Deçanit është ambasadë e Serbisë dhe Rusisë në Kosovë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 23:45
Manastiri i Deçanit

Historiani Shkodran Imeraj vlerëson se Manastiri i Deçanit nuk duhet të figurojë në listën e Europa Nostra në mesin e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë.

“Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar nga shqiptarët apo nga banorët vendas por është i rrezikuar nga politika antishqiptare e Sava Janjiq, i cili është duke e realizuar politikën e Beogradit. Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar nga askush”, është shprehur Imeraj. 

“Vendimi i Europa Nostra është skandaloz sepse sigurinë e manastirit e mbajnë forcat paqeruajtëse. Është vendim që e vë shumë poshtë imazhin e Kosovës. Siguria në Deçan është e qëndrueshme. Manastiri i Deçanit nuk është vetëm tempull fetar por është ambasadë serbe dhe ruse në Kosovë sepse politikat e saj po shkaktojnë shumë probleme”.

Imeraj ka bërë thirrje nga institucionet e Kosovës që të angazhohen që ky monument fetar të hiqet nga lista e publikuar këtë të enjte./klanks

“Duhet të bëjnë një reagim institucionet, Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe të bëhet përpjekje që Manastiri i Deçanit të hiqet nga kjo listë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat