Doza e dytë e vaksinës mund merret 4 deri në 12 javë pas të parës

Kosova

Doza e dytë e vaksinës mund merret 4 deri në 12 javë pas të parës

Më: 9 prill 2021 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Jo më pak se katër javë dhe jo më shumë se 12 javë është intervali për të marrë dozën e dytë të vaksinës.

Në fakt, kjo diferencë kohore nuk ka të bëjë me mungesën e dozave të reja në vend, por janë kushte të përcaktuara.

“Koha optimale është prej 4-12 javë, derisa brenda këtij intervali mund të merret doza e dytë, bile sa më shumë të pritet brenda këtij intervali edhe efikasiteti rritet,” deklaroi kreu i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi.

Megjithatë, në fillim të fushatës të imunizimit pati paqartësi për rivaksinim, specifikisht tek personat që kanë qenë të prekur nga virusi.

Teksa MSH nuk ka ndonjë vendim të prerë për këtë, vecse bëjnë me dije që do të ndjekin rrugën e shteteve të zhvilluara.

” E rëndësishme është që fillohet me një dozë, dhe pse jo të merret edhe doza e dytë, ne do të veprojmë si shumica e vendeve tjera evropiane,”tregoi Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë.

Se duhet administruar dy doza të vaksinës pavarësisht situatës e thotë edhe Specialistja Për Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse Ardiana Gjini e cila vepron në Londër.

Derisa tregon se sipas evidencave të fundit shkencore,  personat të cilët kanë qenë të prekur nga virusi gjashtë muaj para vaksinimit po tregojnë status imunitar të qëndrueshëm, në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat