Malishevë: 8 të shëruar dhe 5 raste të reja me covid-19

Kosova

Malishevë: 8 të shëruar dhe 5 raste të reja me covid-19

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:00
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, tetë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja.

Kështu është bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë, tash e një vit e një muaj më parë, më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1023 raste, prej tyre 891 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 83 persona.

Në raportin e publikuar sot, është raportuar për 5 persona me covid nga Malisheva, mirëpo njëri rast është nga një komunë tjetër dhe jo nga Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat