Komisioni për Menaxhimin e Pandemisë me covid-19 mbajti mbledhjen e parë

Kosova

Komisioni për Menaxhimin e Pandemisë me covid-19 mbajti mbledhjen e parë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:28
Ilustrim

Komisioni për Menaxhirnin e Pandemisë Covid-19, (KMP), mbajti mbledhjen e parë të rregullt, ku u drejtua nga Kryesuesi i Komisionit, Alban Krasniqi.

Rendi i punës u miratua pa ndryshime , ku në fokus të debatit ishte se sa janë zbatuar, rekomandimet e KMP- covid 19, ku Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka nxjerrur vendim për realizim të veprimeve të deritanishme të ndërmarrura për zbatimin e rekomandimeve të komisionit të miratuar nga Kuvendi komunal, më 30.01.2020.

Në këtë takim, drejtorët, Valon Mazreku për Buxhet dhe Financa si dhe Liridon Hoti nga Drejtoria për Shëndetësi edhe si anëtarë të komisionit informuan për dinamikën e veprimeve në bazë të rekomandimeve të KMP-së dhe vendimit të KK-së.

Anëtarët e Komisionit për Menaxhim të Pandemisë covid-19, kërkuan që në plotëni të filloi realizimi i vendimit të KK me rekomandimet e Komisionit, nga drejtoritë përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat