Mot i vranët e me shi në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Kosova

Mot i vranët e me shi në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbretërojë mot i vranët e me shi në vendin tonë.

“Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Ndërsa të shtunën parashihen të ketë reshje shiu dhe në viset malore kushte për reshje bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat