Këto janë komunat me rastet e reja të Covid-19

Kosova

Këto janë komunat me rastet e reja të Covid-19

Nga: A.Zh Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Edhe 14 persona kanë vdekur nga Koronavirusi në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 520 raste të reja pozitive, ndërsa 646 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Numri total i rasteve pozitive është 100.655 raste nga 493.776 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.053 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.842 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.760.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Gjilan 61 raste, Pejë 43 raste, Gjakovë 35 raste, Ferizaj 34 raste, Mitrovicë 30 raste, Prizren 26 raste, Podujevë 24 raste, Lipjan 17 raste, Skenderaj 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Shtime 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Obiliq 7 raste, Rahovec 7 raste, Malishevë 6 raste, Drenas 5 raste, Kamenicë 5 raste, Klinë 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot, Novobërdë dhe Shtërpcë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat