Ekspertë nga Garda Kombëtare e IOWA ndihmojnë Forcën e Sigurisë

Kosova

Ekspertë nga Garda Kombëtare e IOWA ndihmojnë Forcën e Sigurisë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:13
Garda Kombëtare e IOWA ndihmojnë Forcën e Sigurisë

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes Ministrisë së Mbrojtjes /Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të IOWA-së, është realizuar punëtoria për mbrojtje kibernetike nga ekipi i njësisë të 168 COS IANG dhe pjesëtarëve të MM dhe FSK-së.

Fokusi i kësaj punëtorie ka qenë zhvillimi i trajnimit të personelit të MM/FSK në fushën e sigurisë kibernetike dhe përgatitja për pjesëmarrje të përbashkët në ushtrimin për siguri kibernetike që do të realizohet në qershor të këtij viti në Kroaci.

Pjesëtarët gjatë këtij trajnimi kanë përfituar njohuri në përdorimin e mjeteve të nevojshme për luftimin e sulmeve kibernetike.

Po ashtu, gjatë vizitës është punuar në planin e përbashkët të punës, ku janë sinkronizuar aktivitetet për periudhën 3-5 vjeçare, me fokus të veçantë në arritjen e kapaciteteve për siguri kibernetike dhe njëkohësisht administrimin efektiv të rrjetit të TI-së. 

Gjatë vizitës punëtorisë zëvendës komandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi ka falënderuar partnerët për kontributin e tyre në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha fushat, po me theks të veçantë ngritjen e sigurisë kibernetike si një kapacitet i ri për FSK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat