​COVID-19, 737 pacientë po trajtohen në ShSKUK

Kosova

​COVID-19, 737 pacientë po trajtohen në ShSKUK

Më: 17 prill 2021 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, numri i pacientëve të spitalizuar në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, ka shënuar rënie, krahasuar me ditët e kaluara.

Referuar raporteve zyrtare nga këto njësi, të datës 17 prill 2021, në ShSKUK janë duke u trajtuar 737 pacientë.

“630 raste janë të konfirmuarme Sars-Cov-2. 47 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 577 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 302 pacientë: 254, të konfirmuar me Sars Cov-2, 28, në gjendje të rënduar, 243, me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 112 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 57 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 33 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 68 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë. Mjekimi Intensiv -COVID, 19 pacientë + 8 në intensiven e Klinikës Infektive, Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 435 pacientë: 376 të konfirmuar pozitivë, 19- në gjendje të rënduar shëndetësore, 334- me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 64 pacientë, Spitali i Gjakovës, 68 pacientë, Spitali i Pejës, 100 pacientë, Spitali i Gjilanit, 79 pacientë, Spitali i Ferizajt, 61 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 43 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 20 pacientë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat