Masat e reja: Hapen konviktet, një student në dhomë

Kosova

Masat e reja: Hapen konviktet, një student në dhomë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 09:38
Qendra e Studentëve

Nga sot sipas masave të reja të Qeverisë anti-pandemi, konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit një student – në një dhomë.

Sipas masave të ekzekutivit të cilat u bën, mësimi në të gjitha nivelet e arsimit, vazhdon sipas udhëzuesit të përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë COVID-19.

“Të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve”.

Masat hynë në fuqi nga sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat