​Kurti uron Ditën e Turqve: Kjo ditë të shërbejë si simbol i integrimit

Kosova

​Kurti uron Ditën e Turqve: Kjo ditë të shërbejë si simbol i integrimit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 17:02
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Redžepi, priti në takime përfaqësuesit politikë, kulturorë e shoqërorë të komunitetit turk në Kosovë, me rastin e 23 prillit, festës zyrtare të qytetarëve të komunitetit turk në Kosovë – Ditën e Turqve.

Në kumtesën qeveritare thuhet se në një fjalë rasti, kryeministri Kurti ua uroi të gjithë qytetarëve të komunitetit turk në Kosovë këtë ditë, e cila në Turqi përkon me Ditën e Sovranitetit dhe Festën e Fëmijëve.

Kryeministri uroi që kjo ditë e veçantë, që flet për diversitetin kulturor dhe trashëgimor që ka Kosova, të shërbejë si simbol i integrimit sa më të madh të komunitetit turk në Kosovë, si dhe afrimit të Kosovës me Republikën e Turqisë, si fuqi regjionale ekonomike dhe vend i rëndësishëm i NATO-s.

Përfaqësuesit e komunitetit turk pasi e uruan kryeministrin Kurti për detyrën e tij, theksuan se Kosova është atdheu i tyre dhe ashtu siç kanë qenë bashkë në çdo fazë historike, janë të gatshëm të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat