Presidentja nesër viziton Drenicën, homazhe për dëshmorët e rënë për liri

Kosova

Presidentja nesër viziton Drenicën, homazhe për dëshmorët e rënë për liri

Më: 29 prill 2021 Në ora: 23:06
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të vizitojë rajonin e Drenicës, ku do të nderojë dëshmorë të luftës së fundit.

Ajo në këtë vizitë do të shoqërohet nga kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ky është njoftimi i Presidencës: 

Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e komunës së Skënderajt, Bekim Jashari dhe me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, vizitojnë Kullën e Ilaz Kodres.

Në orën 09:30, Presidentja Osmani së bashku me kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë

Ndërsa në orën 10:00, Presidentja Osmani dhe kryetarët Jashari e Lladrovci bëjnë homazhe për të rënët në Vërboc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat