6 të shëruar dhe 4 raste të reja me covid sot në Malishevë

Kosova

6 të shëruar dhe 4 raste të reja me covid sot në Malishevë

Më: 4 maj 2021 Në ora: 16:06
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara në shtabin emergjent komunal në Malishevë, nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:

Nga shfaqja e rastit të parë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1099 raste, prej tyre 1011 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 36 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat