​Ismajli inspekton punimet në fshatin Zborc

Kosova

​Ismajli inspekton punimet në fshatin Zborc

Më: 5 maj 2021 Në ora: 18:42
​Ismajli inspekton punimet në fshatin Zborc

Komuna e Shtimes po vazhdon investimet në realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore.

Në kuadër të kësaj në fshatin Zborc është duke u punuar në rregullimin e kanalizimit dhe asfaltimi i rrugëve në brendësi të fshatit.

Për t’i përcjellë nga afër punimet, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, e ka vizituar fshatin Zborc dhe ka parë nga afër ecurinë e punimeve në asfaltimin e rrugëve.

Me këtë rast, kryetari Ismajli ka shprehur edhe një herë përkushtimin e tij dhe të ekzekutivit të Komunës për angazhim në kompletimin e infrastrukturës rrugore në tërë territorin e komunës së Shtimes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat