Sot një rast i ri me covid në Malishevë

Kosova

Sot një rast i ri me covid në Malishevë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:05
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, një person ka rezultuar pozitiv me covid-19. Kjo është e bërë e ditur në komunikimin e rregullt të shtabit emergjent komunal në Malishevë, me IKSHPK, IRSHP në Prizren, me QKMF në Malishevë dhe komunikim me rastet në terren.

Në raportin e IKPSHPK-së të publikuar sot, janë paraqitur dy raste, por është lëshim teknik, pasi njëri rast ka qenë një person aktiv më herët dhe në testimin e fundit ka rezultuar negativ, gjë e cila dëshmohet edhe në raportin e QKMF-së në Malishevë dhe i njëjti ditë më parë është liruar nga izolimi.

Përndryshe, gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1100 raste, prej tyre 1016 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv janë edhe 32 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat