Pesë të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid në 24 orët e fundit në Malishevë

Kosova

Pesë të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid në 24 orët e fundit në Malishevë

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:14
Malish evë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, pesë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kështu është bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, që merret me menaxhimin e situatës pandemike në Komunën e Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë  deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1105 raste, prej tyre 1028 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 25 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat