6,102 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Kosova

6,102 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 07:44
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste nga 557.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.213 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.223 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.102.

Ndryshe, për herë të parë në Kosovë, IKSHPK në bashkëpunim me OBSH ka filluar zbatimin e studimit “Hulumtimi sero-epidemiologjik bazuar në popullatë, i shtresuar sipas moshës për infeksionin SARS CoV-2 (COVID – 19)”.

Ky hulumtim bëhet me qëllim të hulumtimit të shkallës së infeksionit me SARS CoV-2 që përcaktohet nga sero-pozitiviteti i popullatës së përgjithshme në Kosovë.

Hulumtimi bëhet sipas protokollit të standardizuar të zhvilluar nga OBSH, i cili mundëson që të dhënat e ekspozimit epidemiologjik dhe mostrat biologjike të mblidhen sistematikisht dhe të vlerësohet shkalla e ashpërsisë dhe sulmit. Hulumtimi po ashtu shërben për orientim mbi situatën e shëndetit publik dhe politikat e vendimmarrjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat