Çfarë moti do të mbajë nesër për Bajram dhe në ditët në vazhdim

Kosova

Çfarë moti do të mbajë nesër për Bajram dhe në ditët në vazhdim

Më: 12 maj 2021 Në ora: 22:02
Moti

Ditëve në vijim mot me erë dhe rënie e lehtë e temperaturave, të enjten me mundësi për shi të dobët.

Në fundjavë kryesisht me vransira dhe mundësi për shi.

Ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot me erë, me vransira dhe intervale më të gjata me diell ditën e premte. Të enjten paradite me mundësi edhe për riga lokale shiu.

Në fundjavë do të mbajë mot me më shumë vransira e kohëpaskohe priten edhe të reshura shiu, që ditën e diel mund të shoqërohen edhe me bubullima. Temperaturat në rënie.Në ditët e para të javës së ardhshme, parashihet mot i ndryshueshëm me vransira e diell, e nga dita e martë me mundësi për të reshura shiu, e temperaturat sërish në rënie.Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira në ditët në vijim, vetëm në periudha të qetësisë shkurtimisht mund të kaloj në vlera mesatare.

13.05 – Paradite vransira e mundësi për riga lokale shiu. Ditën me erë, e vransirat shpërndahen, ku më vonë do të ketë edhe kthjellime.

14.05 – Kryesisht me diell dhe me erë gjatë ditës. Pasdite përreth relieveve malore zhvillime të vransirave lokale.

15.05 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu.16.05 – Vransira dhe intervale me diell. Ditën priten edhe reshje lokale shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima.

17.05 – Pjesërisht vranët e pa të reshura.Temperaturat me tendencë të rënies edhe përgjatë fundjavës. Minimalet luhaten nga 6C deri 8C, e maksimalet zbresin në 19C deri në 16C ditën e shtunë. Të hënën rriten deri në 13C.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga 8C deri 17m/s, e në fundjavë e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe perëndimi 3-11m/s.Shtypja atmosferike do të mbetet paksa e ulët nën vlera normale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat