​Në Shtime procesi i vaksinimit antiCovid po vazhdon sipas programit shtetëror

Kosova

​Në Shtime procesi i vaksinimit antiCovid po vazhdon sipas programit shtetëror

Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:30
Shtime

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime është duke vazhduar vaksinimi sipas programit shtetëror për personat mbi moshën 65-vjeçare. Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Musa Baftiu bënë të ditur se kanë ardhur 260 doza të vaksinës antiCovid, me të cilat është duke u bërë imunizimi i personave të moshuar kundër sëmundjes ngjitëse Covid-19.

Me këtë rast, u.d. drejtoresha e QKMF-sē në Shtime, Arbëresha Syla fton të gjithë personat mbi moshën 65-vjeçare që të vijnë dhe marrin vaksinën antiCovid-19, konform programit shtetëror. Ajo gjithashtu potencon të respektohen masat anti-Covid-19 duke mbajtur distancën dhe gjithnjë duke bartur maskën mbrojtëse.

Po ashtu, për të marrë vaksinën duhet të kenë me vete letërnjoftimin për identifikim.

Vaksinimi është duke u realizuar në objektin e vjetër të QKMF-së prej orës 8:00 – 16:00. Bëhet e ditur se do të punohet me të njëjtin orar edhe gjatë ditës së shtunë dhe të diel. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në vazhdimësi do të ju mban të informuar për doza të reja të vaksinimit, njëherit edhe me procedurat për të marrë vaksinën anti-Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat