Afër 100 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Kosova

Afër 100 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 08:30
QKUK

99 mijë e 445 është numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga COVID-19 në Kosovë që nga shfaqja e pandemisë.

Nga të dhënat zyrtare të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në vendin tonë deri më tani janë regjistruar 106 mijë e 843 raste pozitive, nga gjithsejt 565 mijë e 607 të testuar si të dyshuar për Sars Cov-2.

Ndërkaq 2 mijë 223 persona nuk arritën t’i mbijetojnë virusit.

Kurse, 5 mijë e 165 raste janë ende aktive në Kosovë.

“Numri total i rasteve pozitive është 106.843 raste nga 565.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.223 raste të vdekjes.Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.165”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat