Pas vërshimeve, ky do të jetë parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Pas vërshimeve, ky do të jetë parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 28 maj 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Pas të reshurave të shiut me bubullima këto dy ditët e fundit, të shtunën do të kemi një pauzë nga reshjet, me mot më të qëndrueshëm, me vransira e intervale me diell.

Nga dita e diel shtim i vransirave e priten edhe reshje të dobëta shiu, derisa temperaturat pësojnë rënie.

Në fillim të javës mbetet më freskët, e do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira e intervale me diell, e ku gjatë orëve të pasdites priten mundësi edhe për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

Nga dita e mërkurë, sipas parashikimeve të fundit vije deri te një përmirësim i motit, e nga dita e enjte me më shumë diell.

Cilësia e ajrit do të jetë përreth vlerave të mira dhe të pranueshme.

Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera të larta në fundjavë, ku në këto preferohet të reduktohet qëndrimi në rrezet e diellit orëve të mesditës, e në fillim të javës zbret në vlera mesatare.

29.05 – Më ngrohtë. Në mëngjes kryesisht me diell. Ditën vransira dhe intervale me diell, por pa të reshura.

30.05 – Më ftohtë, kryesisht vranët, e gjatë ditës kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

31.05 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Priten rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

1.06 – Vransira e intervale me diell. Pasite me mundësi për rrebeshe të dobëta shiu e bubullima.

2.06 – Pjesërisht vranët.

Temperaturat e ajrit pas një rritjeje ditën e shtunë, nga e diela pësojnë rënie nën vlera mesatare. Minimalet zbresin në 7C, e të mërkuën edhe në 5C. E maksimalet nga 22C të shtunën, zbresin në 15C ditën e diel, e mbesin të ulëta deri ditën e mërkurë kur shënojnë rritje deri në 20C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-9m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat