Publikohet raporti për zbatimin e mbrojtjes nga diskriminimi

Kosova

Publikohet raporti për zbatimin e mbrojtjes nga diskriminimi

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 06:01
Ilustrim

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) organizojnë konferencën e publikimit të raportit "Mbrojtja nga diskriminimi në Kosovë".

Raporti "Mbrojtja nga diskriminimi" paraqet përmbledhjen e monitorimit të zbatimit të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi (LMD), shkallën e zbatimit të përgjegjësive të dala nga ky ligj nga institucionet gjegjëse dhe rekomandimeve për avancimin e zbatimit të LMD-së.

Ky raport publikohet në kuadër të projektit "Avancimi i barazisë dhe mos-diskriminimit" të financuar nga Ambasada Holandeze në Kosovë.

I zbatuar nga QKSGj dhe CSGD në kuadër të programit "MATRA".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat