Sot do të mbaj mot me vranësira dhe diell, nesër me riga shiu

Kosova

Sot do të mbaj mot me vranësira dhe diell, nesër me riga shiu

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 06:01
Ilustrim

Në parashikimi i motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Të enjten priten kushte tjera meteorologjike, pasi që vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura të cilat parashihen të përcjellën me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat