3 mijë e 205 të vaksinuar brenda 24 orëve në Kosovë

Kosova

3 mijë e 205 të vaksinuar brenda 24 orëve në Kosovë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit kundër COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve janë vaksinuar 3 mijë e 205 persona.

Deri më tani janë vaksinuar me dozën e parë 102 mijë e 598 persona.

Ndërkaq me dozën e dytë janë vaksinuar 11 mijë e 19 persona.

E nga sot ka nisur procesi masiv i vaksinimit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se brenda një muaji pritet të bëhet vaksinimi i 320 mijë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat