Protestojnë punëtorët e Lotarisë: Jemi në hall pa paga

Kosova

Protestojnë punëtorët e Lotarisë: Jemi në hall pa paga

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:25
Protestojnë punëtorët e Lotarisë

Disa punëtorë të Lotarisë së Kosovës u mblodhën këtë të mëkure para Qeverisë së Kosovës për të protestuar.

Kërkesat e tyre ishin miratimi i ligjit dhe marrja e pagave.

Punëtorja Ibadete Hasani tha se janë në hall të madh financiar meqë që nga viti i kaluar s’kanë marrë paga dhe se pandemia e ka thelluar edhe më shumë krizën.

“Që nga data 10 maj 2019 jemi të pezulluar. Kanë kaluar dy vjet dhe s’e kanë ndërmarrë asnjë hap për miratimin e ligjit dhe pagat. Çdoherë premtohet se do ta zbusin papunësinë, por neve na kanë lënë pa punë që dy vjet. Durimit tonë i ka ardhur fundi. Para zgjedhjeve premtime, pas zgjedhjeve neglizhim total. Dhe kjo po ndodh me dy-tri qeveri”.

Ajo ka thënë se kërkesat e tyre i kanë adresuar edhe me e-mail, por shumicën e rasteve s’janë hapur dhe s’është kthyer përgjigje. Por, ne do ta vazhdojmë me protestën deri në miratimin e ligjit.

Sipas saj, mbi 65 punëtorë janë të papunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat