​Kamenica me një sërë aktivitetesh për Ditën e Çlirimit

Kosova

​Kamenica me një sërë aktivitetesh për Ditën e Çlirimit

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 22:26
​Kamenicë

Për nder të Ditës së Çlirimit të Kamenicës kanë filluar të mbahen aktivitete të ndryshme kulturo-artistike.

Në Manifestimin Tradicional “Qershori i Lirisë” 2021 i organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Kinemanë e Qytetit dje është shfaqur një film.

Këtë film e përcollën mbi 400 nxënës të shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit” dhe filmin e njëjtë në ditët në vazhdim do ta përcjellin edhe nxënësit e të gjitha shkollave fillore.

Aktivitetet vazhduan edhe ditën e sotme me Promovimin e Librit “Arsimi në demokracinë e brishtë” të profesorit Bardhyl Musai, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”. Hapja e promovimit të librit u bë me një melodi instrumentale të ekzekutuar nga Hysnije Latifaj.

E në emër të DKRS të pranishmit i përshëndeti Udhëheqësja e Sektorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Azemine Maliqi, dhe pas fjalës së saj, ka qenë edhe një monolog nga aktorja e komunës së Kamenicës, Fitore Jashari.

Ndërkaq për rëndësinë e librit folën prof.dr Sabri Tahiri, eksperti i arsimit, prof. Halim Hyseni, dhe prof. Nexhat Rexha.

Në fund e mori fjalën edhe vet profesori, Bardhyl Musai, i cili falënderoi Komunën për organizimin.

Ndërsa dita u përmbyll me Finalen në turnirin e futbollit të vogël të mbajtur me shumë të pranishën në Palestrën e Sporteve.

Sh.F.M.U “Abdullah Krashnica-Presheva” – Koretin dhe Sh.F.M.U “ Metush Krasniqi”-Roganë janë ekipet të cilat garuan mes tyre.

Fituese e kësaj lige ishte shkolla fillore “Abdullah Krashnica-Presheva” nga Koretini.

Aktivitete do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat