Mot i nxehtë për nesër, maksimalja deri në 30 gradë celsius

Kosova

Mot i nxehtë për nesër, maksimalja deri në 30 gradë celsius

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Mot i nxehtë dhe me pak vranësira do të mbajë nesër në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat maksimale parashihet të arrijnë deri në 30 gradë celsius.

“Reshjet e shiu priten të vazhdojnë edhe gjatë natës (19.06.2021), por që dita e diele parashihet me intervale të gjata me diell dhe temperatura që parashihen të arrijnë deri në 30 gradë Celsius”.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat