QMF-ve në Prishtinë iu mungon serumi kundër helmimit të gjarprit

Kosova

QMF-ve në Prishtinë iu mungon serumi kundër helmimit të gjarprit

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 20:08
Ilustrim

Ngritja e temperaturave rrit rrezikun nga kafshimi i gjarprit.

Në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë mungon serumi kundër helmimit të gjarprit.

Kafshimet e tyre thuhet se i përdorin si metodë të gjuetisë ashtu edhe si mjet mbrojtjeje. Qytetarët thonë se kanë parë gjarpërinj edhe në kryeqytet.

Por kur do të sigurohet serumi kundër kafshimit të gjarpërinjve?

“Me këtë serum dhe serumet tjerë normalisht se furnizohemi nga lista esenciale e Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht nga departamenti farmaceutik. Në kërkesa është vazhdimisht, në sistem nuk ekziston. Domethënë nuk kemi ende qasje pavarësisht kërkesave. Nuk e dimë se a do të kemi muajt e ardhshëm ose ditët e ardhshme”, tha Bujar Gashi, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat