Vetëm 162 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Kosova

Vetëm 162 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 07:40
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 162

MSH njofton po ashtu se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241, numri i personave që kanë vdekur nga coronavirusi është 2,252.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.

Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat