Komuna e Vitisë nderon me mirënjohje profesorët vitias

Kosova

Komuna e Vitisë nderon me mirënjohje profesorët vitias

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:09
Komuna e Vitisë nderon me mirënjohje profesorët vitias

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zëvendësi i tij, Hasan Aliu dhe Drejtori për Arsim, Basri Aliu kanë pritur sot në takim profesorët vitias që kanë pensionuar apo që pritet të pensionohen së shpejti.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, pos që i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë ndër vite për edukimin dhe arsimin e gjeneratave të shumta si dhe ka ndarë mirënjohje për punën e tyre.

“ Arsimi është i shenjtë, prandaj duhet nderuar ata që kanë punuar në këtë fushë. Natyrisht që me mirënjohje nuk mund të shpaguhet mundi që keni bërë ju në edukimin dhe arsimin e gjeneratave të shumta por përmes saj ne dëshirojmë që në mënyre institucionale të ju falënderojmë me mirënjohje për punën e bërë ndër vite”, u shpreh kryetari Haliti.

Përndryshe me mirënjohje sot u nderuan profesorët: Naser Bislimi, Luljeta Hajrullahu Berisha, Skënder Maliqi, Emrush Sejfullahu dhe Avdyl Misini.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtorët Nijazi Lutfiu, nga Shkolla e Mesme Profesionale “ Jonuz Zejnullahu” dhe Mujë Tafa, drejtor në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, pasi që këta profesor së fundmi kanë dhënë mësim në këto shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat