Ka rënduar cilësinë e ajrit në Kosovë ndikimi i masave të nxehta

Kosova

Ka rënduar cilësinë e ajrit në Kosovë ndikimi i masave të nxehta

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Gjatë dy ditëve të fundit është vërejtur situatë e rënduar e cilësisë së ajrit në mënyrë të veçantë për Grimcat e Pluhurit PM2.5 dhe PM10, në disa stacione matëse të menaxhuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Gjendje e rënduar e cilësisë së ajrit për parametrat PM2.5 dhe PM10 është regjistruar veçanërisht në stacionet në Prishtinë (IHMK dhe Rilindja).

AMMK sqaron opinionin e gjerë se kjo situatë ka ardhur si rezultat i kushteve aktuale meteorologjike në të cilat ndodhet vendi ynë.

Sipas të dhënave meteorologjike të IHMK, Kosova aktualisht është nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. 

Pluhuri i ardhur nga kjo zonë e Afrikës ku shtrihet edhe shkretëtira e Saharasë, që ka përfshirë edhe Kosovën ka ndikuar në rritjen e vlerave të grimcave të pluhurit.

Bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën dhe që manifestohet kryesisht me praninë e grimcave të pluhurit në ajër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat