Kaq qytetarë kanë marrë dozën e parë kundër COVID-19 në Kosovë

Kosova

Kaq qytetarë kanë marrë dozën e parë kundër COVID-19 në Kosovë

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 16:16
Ilustrim

Mbi 150 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës

Ndërsa, deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat