Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 16:22
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Pas ditëve të nxehta dhe me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit. Parashihen riga shiu të premten, të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat