ShSKUK kërkon nga deputetët plotësim-ndryshimin e legjislacionit

Kosova

ShSKUK kërkon nga deputetët plotësim-ndryshimin e legjislacionit

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 16:55
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi kanë vizituar sot Klinikën e Psikiatrisë dhe Institutin e Psikiatrisë Forenzike

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi kanë vizituar sot Klinikën e Psikiatrisë dhe Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, bashkë me profesionistë shëndetësorë nga Klinika e Psikiatrisë dhe Instituti i Psikiatrisë Forenzike, kanë pritur në takim ata.

Sipas SHSKUK’së, gjatë takimit është diskutuar në lidhje me punën që bëhet, sfidat dhe nevojat për plotësim-ndryshim të legjislacionit.

Njoftimi i plotë:

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi vizituan Klinikën e Psikiatrisë dhe Institutin e Psikiatrisë Forenzike

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, bashkë me profesionistë shëndetësorë nga Klinika e Psikiatrisë dhe Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka pritur në takim  anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Gjatë takimit është diskutuar në lidhje me zbatimin e Ligjit 05/L-025 për Shëndetin Mendor, sukseset dhe sfidat në trajtimin e pacientëve.

Drejtori Krasniqi i njoftoi anëtarët e Komisonit, lidhur me punën që zhvillohet në Klinikën e  Psikiatrisë dhe Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Ai foli për sfidat me të cilat ballafqohen institucionet që menaxhohen nga ShSKUK, që merren me shëndetin mendor.

Gjatë takimit  me mjekë dhe profesionistë të fushës së shëndetit mendor në këto dy institucione, anëtarët e Komisonit, u njoftuan për punën që bëhet, sfidat dhe nevojat për plotësim-ndryshim të legjislacionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat