Parkingu i komunës së Suharekës lëshohet në shërbim të mërgimtarëve

Kosova

Parkingu i komunës së Suharekës lëshohet në shërbim të mërgimtarëve

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 11:10
Komuna e Suharekës

Me anë të një vendimi, komuna e Suharekës ka lejuar qasjen e të gjitha veturave private që janë me tabela të huaja brenda oborrit të komunës.

Ky vendim vlen që nga 05 korriku deri më 31 gusht.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook.

“Parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, është i hapur për mërgimtarët tanë. Poashtu edhe hapsira e Tregut Javor, u lejohet për parking me perjashtim të ditës së tregut (E Marte). Kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë, në kryerjen e shërbimeve të tyre. Duke ju shprehur mirëseardhje, shpresojmë të kaloni pushime të mbara në atdheun tuaj”, shkroi Muharremaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat