Nënshkruhet marrëveshja e binjakëzimit në mes të Podujevës dhe Kestelit

Kosova

Nënshkruhet marrëveshja e binjakëzimit në mes të Podujevës dhe Kestelit

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 17:30
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, priti në takim kryetarin e Komunës së Kestelit, Onder Tanir me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimin mes të dy komunave.

Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur për finalizimin e këtij bashkëpunimi ku tha se “Më nënshkrimin e këtij binjakëzimi u zyrtarizua thellimi i bashkëpunimit mes Komunës së Podujevës dhe Komunës së Komunës së Kestelit”.

Me këtë rast, kryetari Bulliqi tha se do të angazhohemi aktivisht në përafrimin e komunave në sektorë të ndryshëm, me theks të veçantë në fushën e bujqësisë, arsimit dhe në fushën e industrisë”.

Kryetari Bulliqi gjithashtu prezantoi disa nga planet zhvillimore të Komunës së Podujevës, si dhe potencialet që i ofron kjo komunë për investitorët e huaj, si dhe shprehu gatishmërinë e komunës për angazhim të vazhdueshëm për mbështetje dhe ofrim të sigurisë për ata që dëshirojnë të investojnë në Podujevë.

Kryetari i Komunës së Kestelit, Onder Tanir u zotua se do të gjallërojnë bashkëpunimin me komunën e Podujevës në fusha të ndryshme, por me theks të veçantë në atë të bujqësisë, përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, ndërsa do të punohet në ofrimin e mundësive edhe për sektorët tjerë.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të binjakëzimit mes komunave të pranishëm ishin edhe nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, kryesuesi i kuvendit të komunës, Fatmir Gashi, anëtarë të ekzekutivit, këshilltarë të Komunës së Podujevës, Kordinatori i Qendrës Kulturore të Kosovës, z. Rexhep Gundur dhe këshilltarë dhe deputetë të kuvendit komunal në Kestel.

Delegacioni nga komuna e Kestelit së bashku me anëtarë të ekzekutivit të komunës së Podujevës, në kuadër të agjendës së paracaktuar, gjatë ditës do të zhvillojnë vizita në institucione dhe kompani të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat