Xhavit Drenori i futet garës për kryetar të Drenasit

Kosova

Xhavit Drenori i futet garës për kryetar të Drenasit

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 16:53
Xhavit Drenori

Garës për kryetarë të Drenasit sot i është shtuar edhe një kandidat.

Xhavit Drenori ka njoftuar se është themeluar Iniciativa Qytetare “Green për Drenas” e cila do të futet në zgjedhje me kandidatin e saj për kryetar dhe kandidatët për asambleistë.

Vet Drenori do të jetë kandidatë për kryetarë të Drenasit, derisa thotë se iniciativës i janë bashkuar edhe intelektual e njohës të çështjeve mjedisore.

Siç vërehet edhe nga emri iniciativa në fajalë ndër prioritetet kryesore do të ketë mbrojtjen e mjedisit.

“I.Q.”GpD” dhe unë personalisht premtojmë̈ publikisht që do të zbatojmë një program me planifikime, veprime e ndryshime konkrete, për të adresuar dhe zgjidhur problemet mjedisore dhe të ndotjes së ambientit jetësor, që në Drenas është në përmasa alarmante”, ka njoftuar Drenori në Facebook.

Xhavit Drenori për shumë vite kishte zhvilluar aktivitetin politik në PDK, derisa më pas kishte kaluar edhe në Vetëvendosje.

Mirëpo gjithçka kishte përfunduar edhe më këtë parti, kur ai nuk u përfshi në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat