​Qeveria ndan 1.3 milion euro për kompensimin e bujqve

Kosova

​Qeveria ndan 1.3 milion euro për kompensimin e bujqve

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka prezantuar propozim - vendimin për kompensimin e dëmeve në bujqësi me vlerë prej 1.3 milionë euro i cili është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Po ashtu vetëm në dy javët e fundit, janë proceduar për pagesë 1.4 milion euro për 1,554 përfitues në kategorinë e subvencioneve.

Kjo e ka arritur shifrën e mbështetjes ndaj fermerëve në 2.7 milionë euro.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve, si dhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Tokës Bujqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat