Ka filluar pastrimi i lumit në qytetin e Shtimes

Kosova

Ka filluar pastrimi i lumit në qytetin e Shtimes

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 13:21
Ka filluar pastrimi i lumit në qytetin e Shtimes

Në kuadër të Kontratës për mirëmbajtjen e hapësirave publike, sot ka filluar pastrimi i shtratit të lumit “Shtimjanja” përgjatë qytetit, ka njoftuar Drejtoria e Shërbimeve Publike (DShP).

Njoftimi

Pastrimi i lumit bëhet me qëllim të largimit të mbeturinave dhe mbetjeve të ndryshme nga shtrati dhe pritet të vazhdoj edhe ditëve në vijim edhe në vende të tjera ku është e domosdoshme.

Luten të gjithë qytetarët e komunës që mos të hudhin mbeturina në lum, në mënyrë që të ruajmë dhe ta mbajmë të pastër ambientin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat