Njoftim nga KEDS- permiresohet situata ne Gjakove dhe Ferizaj

Kosova

Njoftim nga KEDS- permiresohet situata ne Gjakove dhe Ferizaj

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 20:19
Ilustrim

Reshjet e dëndura të shiut me rritje të intensitetit në orët e pasditës të së dielës kanë shkaktuar një vrag prishjesh në Rrjetin Elektrik anëkend Kosovës. Zonat më të afëktuara ishin ato të Prishtinës, Gjakovës dhe Ferizajt, për shkak të reshjeve më të dëndura, të krakterizuara edhe me erëra të fuqishme. Por, ekipet tona kanë arritur të sanojnë pjesën më të madhe të prishjeve në Ferizaj dhe Gjakovë. Situata është përkeqësuar në rajonin e Mitriovicës, perkatësisht në vet Mitrovicën, Vushtrri dhe Skënderaj. Kjo, pasi erërat dhe shirat e dëndur në minutat e fundit janë bartur në pjesën veriore të vendit.

 

Duke e pa situatën, KEDS është mobilizuar menjëherë. Ekipet tona janë gjatë gjithë kohës në terren me kapacitete të shtuara dhe po punojnë në sanim të dëmeve të shkaktuara. Kujtojmë që erërat dhe shiu i madh, po ashtu edhe drunjtë e thyer dhe rrugët e bllokuara nga vershimet po e bëjnë më të vështirë intervenimin dhe kjo po afekton në shumë raste edhe në kohëzgjatjen e sanimit të prishjeve.

 

Por, KEDS mbetet e përkushtuar dhe po bën të pamundurën që konsumatorëve të afektuar tu kthehet energjia elektrike sa më parë. Vlen të theksohet që mbi 90 për qind e konsumatorëve vijojnë të furnizohen pa ndërperje dhe nuk kanë ndonjë telashe sa i përket shërbimeve që marrin nga ne.

 

Ndërsa nga konsumatorët e afektuar kërkojmë mirëkuptim për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. KEDS do vazhdojë t’ju mbajë të informuar për gjendjen në terren sa i perket rrjetit elektrik dhe zonave të afektuara nga moti i përkeqësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat