Temperatura tropikale: E premtja do të jetë dita më e nxehtë e verës në Kosovë

Kosova

Temperatura tropikale: E premtja do të jetë dita më e nxehtë e verës në Kosovë

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 13:07
Ilustrim

Java e fundit e korrikut dhe fillimi i gushtit pritet të shoqërohen me temperaturat të larta.

E marta ka qenë dita më e ngrohtë e këtij viti, ku maksimalja e temperaturave ka arritur në 38.4 gradë celsius në Gjakovë.

Kështu ka thënë Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në Ora Shtatë.

“Këto temperatura do të vazhdojnë deri me shtatë apo tetë gusht të muajit të ardhshëm dhe nuk parashihet për dhjetë ditët e ardhshme  të kemi fare reshje, ose më mirë të themi ndonjë rigë diku por që nuk do të kemi reshje frontale që do ta përfshijnë një territor të madh por që mund të kemi vranësira të cilat mund të jenë më të fokusuar rrezë maleve dhe ato mund të sjellin ndonjë reshje, temperaturat do të jenë në fusha termike do të kemi rritje, kështu që kjo është vala e tretë dhe mund të them se është vala e fundit që ka përfshirë territorin tonë”.

Por ky rekord pritet të thyhet këtë të premte, pasi kjo do të jetë dita kur do të regjistrohen temperaturat më e lartë e kësaj vere.

“Diku 39 gradë celsius do të arrijnë temperaturat më të larta në Dukagjin, kurse rrafshi i Kosovës do të ketë temperatura 37 apo diku 38 gradë”.

Dreisa, reshje të shiut pritet të ketë pas datës 8 të muajit gusht, të cilat mund të shoqërohen edhe me reshje më të mëdha.

“Për shkak të temperaturave të larta sigurisht që kemi edhe avullime shumë dhe mund të sjellin ndonjë ciklon i cili do të ndryshoj këtë gjendje meteorologjike dhe kujtoj se ne kemi vërejt viteve tjera se sa herë kemi pasur temperatura të larta ato kanë ndikuar që të kemi avullime dhe ndryshime ne fushat barike gjë që këto ndryshime mund të sjellin ndonjë ciklon që do të sjell reshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat