Zjarr në malet e Rugovës – intervenon Policia, FSK dhe KFOR-i

Kosova

Zjarr në malet e Rugovës – intervenon Policia, FSK dhe KFOR-i

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 22:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dalë sot në fshatin Shtupeq të Madh në rajonin e Rugovës për të ndaluar zjarrin që ishte atje.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit për shpërthimin e zjarrit në malet rreth fshatit Shtupeq të Madh në rajonin e Rugovës, kemi angazhuar efektivat e specializuara të Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore dhe njm koordinuar me ta ndërhyrjen nga ajri me dy helikopterë”.

“Ndërhyrja e menjëhershme ka rezultuar me sukses të plotë dhe se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka mundësi të depërtoj në zonat e banuara. Sonte do të qëndrojnë në vend-operacion të gjitha kapacitetet e angazhuara të FSK-së”.

“Prandaj, shfrytëzoj rastin që direkt nga vend-ngjarja, të njoftoj edhe njëherë të gjithë qytetarët e Shtupeqit dhe vendbanimeve të këtij rajoni se nuk ka vend për shqetësim dhe panik sepse situata është plotësisht nën kontroll”,ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat