​ATK pritet të ketë marrëveshje bashkëpunimi me Hungarinë

Kosova

​ATK pritet të ketë marrëveshje bashkëpunimi me Hungarinë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 21:36
Pamje nga takimi

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze sot ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës dhe ka mbajtur takim me drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj.

Sipas ATK-së, vizita e ambasadorit Bencze ishte me qëllim që të shikohen mundësit e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, përkatësisht dy administratave tatimore, në aspektin e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive të punës, të cilat do të përmirësonin funksionimin e aktiviteteve tatimore, si dhe do të rrisnin rezultatet në punë.

“Përmes këtij takimi është propozuar që Administrata Tatimore e Kosovës dhe ajo e Hungarisë të kenë memorandum bashkëpunimi në fushat me interes të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Vlen të theksohet se Kosova ka marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë në të ardhura dhe kapital me Hungarinë, e cila është në fuqi që nga 1 janar 2015. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat