Gërvalla në takim me homologen suedeze: Tensionet në veri duhet të shihen si veprim i njëanshëm i Serbisë

Kosova

Gërvalla në takim me homologen suedeze: Tensionet në veri duhet të shihen si veprim i njëanshëm i Serbisë

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 15:32
Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar sot ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde në kuadër të takimeve me kryediplomatë dhe krerë shtetëror në margjina të Asamblesë̈ së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Sipas komunikatës për medie, gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla e informoi ministren Linde se vendimi i Qeverisë së Kosovës (për reciprocitet me targa) është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel.

Po ashtu, Gërvalla ka thënë se tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë.

Gjatë këtij takimi homologet patën rastin të flasin për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Gjithashtu biseduan për çështje evropiane dhe rajonale duke u fokusuar në zhvillimet e fundit në Kosovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat