15 mijë e 718 qytetarë vaksinohen për 24 orë

Kosova

15 mijë e 718 qytetarë vaksinohen për 24 orë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 16:03
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar 15 mijë e 718 qytetarë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH-së, me dozën e parë janë vaksinuar 763 mijë e 877 persona, deri me të dytën 493 mijë e 794.

Kurse, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë administruar gjithsej një milionë e 257 mijë e 671 doza të vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat