Kastrati: Kamenica është model, në sondazhe jam i pari

Kosova

Kastrati: Kamenica është model, në sondazhe jam i pari

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 00:50
Qëndron Kastrati

Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka folur mbi gjendjen e arsimit në komunën të cilën ai e udhëheq.

Ai i ka akuzuar kundërkandidatët e tij se po shpërndajnë gjëra të pavërteta rreth reformës që ka nis në këtë komunë.

Kushdo që e thotë që arsimin do ta kthejmë në gjendjen paraprake, ose është i sigurt që nuk do të fitojë, ose është mashtrues”, është shprehur Kastrati.

Tutje, Kastrati ka thënë se Kamenica është model rreth asaj se ka qenë e vetmja a komunë me 54 përqind gra në krye të drejtorive.

Ne e kemi bërë një anketë në fund të gushtit, unë kam qenë kandidati i parë me 44 përqind dhe i dyti ka qenë kandidati i Vetëvendosjes me 30 përqind. Në përgjithësi Anamorava, logjika e historia e tregon se do të ketë balotazh”, tha Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat