S’ka libra falas për fëmijët në parashkollor

Kosova

S’ka libra falas për fëmijët në parashkollor

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Këtë vit nuk iu dhuruan librat fëmijëve në parashkollor.

Teksti në libra deri më tani nuk ka qenë i përshtatshëm për nxënësit e këtij niveli.

Kështu thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Arsimit.

“Pas pranimit të vërejtjeve dhe rekomandimeve nga disa komuna dhe organizata të ndryshme kredibile se teksti apo pako e ofruar deri tani për fëmijët e nivelit parafillor nuk ka qenë e përshtatshme për këtë moshë të fëmijëve, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka vendosur që për vitin shkollor 2021-2022, të mos shpërndahet në shkolla” thanë nga zyra për informim.

Sipas tyre, për vitin shkollor 2021-2022, për këtë nivel të arsimit, aktivet profesionale apo edukatoret e nivelit përkatës do të vendosin vetë se me cilin material do të punojnë.

Të shqetësuar në lidhje me këtë janë prindërit.

Nëna e dy fëmijëve ka shprehur zemërimin e saj për këtë vendim.

Shumë keq sidomos kur ke dy fëmijë përnjëherë është shumë e vështirë për një prind. Për një fëmijë kushton 15 euro veç librat, por ku janë sendet tjera që iu duhen fëmijëve”, tha Selvete Veliu.

Selvete u shpreh se do të mundohet të bëjë kërkesë që të lirohet nga pagesa të paktën njëra prej vajzave të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat