Kandidatja e VV-së premton se do t’i zhvillojnë kapacitetet e Dragashit

Kosova

Kandidatja e VV-së premton se do t’i zhvillojnë kapacitetet e Dragashit

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 22:56
Kaltrina Salihu

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Dragashit, Kaltrina Salihu, ka thënë se do të fokusohet fuqishëm që të zhvillojë kapacitetet e kësaj komune në rast se e merr mandatin.

Bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla dhe ministrin e Bujqësisë Faton Peci, ajo ka vizituar disa familje që kanë zhvilluar bizneset me nismë vetanake.

Salihu ka thënë se iu ka munguar mbështetja komunale familjeve të tilla që kanë synuar të rrisin veprimtaritë e tyre.

“Bujqësia dhe Blektoria janë dy potenciale mjaft të rëndësishme që ka komuna e Sharrit. Por fatkeqësisht ato nuk kanë mbështetje komunale. Si të tilla, ato deri tani janë zhvilluar vetëm me nisma vetanake. Të tilla janë veprimtaritë e z. Bajram Gërdellaj nga fshati Renc dhe z. Bekim Qemaledini nga fshati Bresanë”.

“Kultivimi dhe rritja e pulave të fshatit si dhe kultivimi i aronisë janë aktivitete të zhvilluara me forca vetanake nga z. Bajram Gërdellaj. Kurse ferma e lopëve dhe deleve e Bekim Qemaledinit është njëra nga fermat më të mëdha në zonën tonë. Ndonëse në kushte të vështira ai ka arritur ta zhvillojë veprimtarinë e tij”.

Salihu ka shkruar se edhe Gërvalla e Peci dëgjuan nga afër preokupimet e tyre derisa për ministrin e Bujqësisë njoftoi se u ka premtuar atyre që shumë shpejt problemet e tyre do të gjejnë zgjidhje.

“Ne do të fokusohemi fuqimisht t’i zhvillojmë kapacitetet tona. Jemi më se të vendosur të qeverisim bashkë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat